Islam Selmani ka shkruar histori për sportin e Kosovës duke u shpallur nënkampion i botës në Kampionatin Botëror të mbajtur në Kairo.
Karateisti kosovar zhvilloi një rrugëtim të jashtëzakonshëm deri në finale, ku u përball me garuesin turk Eray Samdan. Megjithëse nuk arriti ta tejkalojë rivalin në ndeshjen vendimtare, Selmani siguroi medaljen e argjendtë dhe një sukses të jashtëzakonshëm për karate dhe sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.
“Pak është pritur por jo deri në këtë pikë. Kemi qentë të përgatitur shumë, kemi pasur kampe stërvitore. Pa marrë parasysh, e kemi pasur grupin e vështirë, e kemi pasur aty turkun i cili është kampion olimpik, është medalist botëror, evropian, në fazën e grupeve e kemi mposhtur pastaj ne jemi ndeshur në finale më atë ku fatkeqësisht aty na mposhti. E kemi pasur edhe Venezuelën të cilën deri në finale nuk e kam pasur asnjë humbje...Bindjen e mora pasi e mposhta turkun në fazën e grupeve ku edhe e pash që mund të shkojë në finale”, shprehet Selmani.
Ai theksoi se ndjehet krenar që përfaqësoi Kosovën, por tani synon që të bëhet kampion bote në karate.
“Ishte krenari për mua shumë duke marr parasysh që jemi një shtet shumë i vogël dhe ta arrij këtë sukses për mua ishte shumë krenari e madhe...Objektivat e mia janë që të mos ndalem, synimet e mia janë që të bëhem kampion bote”, theksoi Selamani..
Me arritjen e tij, Selmani u prit nga ministri në detyrië i Minstrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, i cili tha se ky trofe është rezultat i një pune të madhe
Me medalen e nenkampionit Botëror Islam Selmani, Kosova u rendit e 13-ta në ranglisten e përgjithshme ku medalJe arritën të fitojnë vetëm 20 shtete nga 88 sa ishin pjesëmarrëse në këtë kampionat Botëror.