Ekipi i Lampard kthehet në Premier Ligë pas 25 vitesh
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ekipi i Lampard kthehet në Premier Ligë pas 25 vitesh
New Project - 2026-04-19T110918.916
19/04/2026 - 14:11
Linku u kopjua

Pas një pritjeje të gjatë prej 25 vitesh, Coventry City është rikthyer zyrtarisht në Premier League pas barazimit 1-1 si mysafir ndaj Blackburn Rovers.

Nën drejtimin e Frank Lampard, i cili e ka transformuar klubin që nga emërimi i tij në nëntor 2024, "Sky Blues" siguruan promovimin automatik tri xhiro pa përfunduar kampionati, duke krijuar një distancë prej 13 pikësh me ndjekësit.

Ky sukses shënon kulmin e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm për një klub që në vitin 2017 luante në League Two, duke u bërë kështu skuadra e parë pa "parashutë financiare" që arrin elitën në këtë mënyrë, një arritje që Lampard e ka cilësuar si "unike dhe speciale".

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026