Edon Zhegrova reagon pas humbjes: Dita do të vijë, ju premtoj
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Edon Zhegrova reagon pas humbjes: Dita do të vijë, ju premtoj
New Project (65)
01/04/2026 - 19:59
Linku u kopjua

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas eliminimit të dhimbshëm nga Turqia në finalen e "Play-off"-it për Botërorin 2026.

Ndonëse dëshpërimi në Prishtinë ishte i madh, mesfushori i Lille-it ka zgjedhur të jetë optimist për të ardhmen e "Dardanëve".

Në një postim në Instagram Story, Zhegrova ka shpërndarë një fotografi të tij me fanellën e kombëtares, të shoqëruar me një mesazh të shkurtër por mjaft domethënës për të gjithë tifozët: “The day will come, I promise” (Dita do të vijë, ju premtoj).

Ky reagim vjen në një kohë kur tifozët ishin të ndarë në komente për mospërfshirjen e tij në formacionin bazë që nga fillimi i ndeshjes vendimtare. Megjithatë, Zhegrova duket se tashmë e ka fokusin te ciklet e ardhshme kualifikuese, duke u zotuar se suksesi historik i Kosovës është vetëm çështje kohe.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026