Legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës po cilësohet si një ndër më të dobëtat në historinë parlamentare të vendit nga monitoruesit e punës së këtij institucioni. Sipas tyre, deputetët e kësaj legjislature dështuan të përmbushin funksionet themelore, në veçanti zgjedhjen e presidentit, gjë e cila bëri që të shkohet në zgjedhje të reja më 7 qershor. Megjithatë, nga ish mazhoranca thonë se, edhe kjo legjislaturë kishte efektivitet më pak se dy muaj të plotë, janë mbajtur 24 seanca, ku janë miratuar 35 ligje, mes tyre 24 marrëveshje ndërkombëtare.
Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, thotë për KosovaPress, se kjo legjislaturë nuk ishte e zonja që të kryejë funksionet e veta.
Si gjë pozitive ai theksoi miratimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, mes tyre edhe ato në kuadër të Planit të Rritjes.
Në të njëjtën linjë kritike, analisti politik Adrian Zeqiri thotë se dështimi nuk është i izoluar vetëm në këtë mandat, por edhe në legjislaturën e nëntë, si pasojë e krizave të vazhdueshme politike.“Edhe pse legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës funksionoi për më pak se dy muaj të plotë, arritëm të marrim vendime me rëndësi për qytetarët: miratuam projektligje kyçe, funksionalizuam borde dhe këshilla, si dhe avancuam marrëveshje ndërkombëtare”, shkroi ajo të shtunën në rrjetin social Facebook.
Kuvendi u shpërnda më 29 prill, pasi dështoi të zgjedhë presidentin e ri.