Dy vjedhje të parave për humanizëm në Obiliq, dy të dyshuarit në ndalim 48 orë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dy vjedhje të parave për humanizëm në Obiliq, dy të dyshuarit në ndalim 48 orë
shefi i policise 1234
25/05/2026 - 16:44
Linku u kopjua

Janë vjedhur dy kuti me mjete financiare për humanizëm në dy lokale në Obiliq. Janë raste të ndara: njëri ka ndodhur më 16 maj, tjetri më 23 maj.

Shefi i sektorit të hetimeve në Obiliq, Naim Makolli, tha për KosovaPress se dy të dyshuarit fillimisht ishin të panjohur dhe tani janë dërguar në ndalim 48 orë.

"Rasti... rasti i fundit kemi të bëjmë me dy raste, raste të ndara. Kemi të bëjmë me datën 16 edhe 23. Kemi të bëjmë me vjedhje të rënda, ku personat kanë qenë të panjohur, rasti ka qenë NN. Me angazhimin tonë, policisë, sektorit të hetimit, së bashku me zyrtarët e tjerë, kemi arritur t’i identifikojmw këta persona, të cilët kemi arritur edhe t’i gjejmt gjurmët, dëshmitë dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit u është caktuar ndalimi 48 orë", tha Maloku.

Sipas tij, ende nuk dihet me saktësi shuma e parave të vjedhura, sepse janë duke siguruar të dhënat e plota.

Të dyshuarit për kryerjen e veprës penale "Vjedhje e rëndë" janë me inicialet H.M, 38 vjeç dhe A.B, 23 vjeç. Sipas Malokut, ata janë recidivistë.

 "Mosha e tyre është moshë madhore. Janë persona recidivistë, të njohur pak për raste të tjera, që kemi pasur raste...Po, recidivistë të vjedhjeve të rënda. Këtu në komunitetin këtu, në Obiliq, kemi raste të tjera, falë Zotit, edhe angazhimit të policisë, krim-teknikës në përgjithësi, kemi siguruar gjurmë, dëshmi, ku kemi raste të tjera që kemi arritur t'i identifikojmë personat e dyshimtë", tha Maloku.

Të dyshuarit për këtë vjedhje të rëndë i përkasin komunitetit rom.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026