Dy shpërthime te hoteli ku rrinte Macron në Damask, presidenti francez s’u rrezikua
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dy shpërthime te hoteli ku rrinte Macron në Damask, presidenti francez s’u rrezikua
Syria France Explosions
07/07/2026 - 11:50
Linku u kopjua

Dy shpërthime tronditën qendrën e Damaskut të martën, më 7 korrik, pranë hotelit “Four Seasons”, ku po qëndron presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij zyrtare në Siri.

Sipas medieve lokale, detonimet qw ndodhën pranë ndërtesës së Ministrisë të Turizmit u shkaktuan nga mjete plasëse, njëra e fshehur në një minibus, ndërsa tjetra në një kontejner mbeturinash. Si pasojë, 18 persona mbetën të plagosur katër nga të cilët pjesëtarë të policisë, raporton AA, përcjellë KosovaPress.

Në momentin e shpërthimeve, Macron ndodhej në Pallatin Presidencial, ku po zhvillonte bisedime dypalëshe me homologun dhe nikoqirin e tij sirian Ahmed al-Sharaa.

Zyra e presidentit francez bëri të ditur se shefi i Elysse është i sigurt dhe se takimi me homologun sirian ka vazhduar sipas planit, njofton AP, transmeton KosovaPress.

Macron është lideri i parë i një shteti të madh perëndimor që viziton Sirinë që nga ardhja në pushtet e Ahmed al-Sharaa-s. Nga këtu, francezi niset për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Ankara, Turqi.

Macron ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet për bindjen e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara që të heqin pjesën më të madhe të sanksioneve ndaj Sirisë.

Ai udhëtoi në Siri i shoqëruar nga një delegacion ekonomik dhe pritet të nënshkruajë memorandume mirëkuptimi me autoritetet siriane, në kuadër të përpjekjeve për të tërhequr investime për rindërtimin e vendit pas 14 vjetësh lufte.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026