Trajneri legjendar i xhudos kosovare, Driton Kuka, ka marrë mirënjohjen më të lartë nga Akademia Sportive e Malit të Zi në Konferencën e 24-të Ndërkombëtare të mbajtur në Budvë.
Kuka u nderua me "Pllakën e Artë" për rezultatet e tij të jashtëzakonshme ndërkombëtare, përfshirë mbi 30 medalje botërore e evropiane dhe tri medalje të arta olimpike. Kjo mirënjohje e lartë më parë i është ndarë edhe trajnerit të mirënjohur të Kroacisë, Zlatko Dalić, duke e radhitur Kukën mes elitës botërore të trajnimit.
FEFS shprehu krenarinë për punën e trajnerit dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Xhudos, veçanërisht në funksion të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare "Prishtina 2030". Për shkak të angazhimeve në Kampionatin Evropian, ku nxënësit e tij fituan sërish medalje ari, çmimi do t'i dorëzohet mjeshtrit kosovar në një ceremoni të ardhshme në Podgoricë.
