Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve
New Project - 2026-07-14T220457.388
14/07/2026 - 22:05
Linku u kopjua

Përfundon aventura evropiane e Dritës në Champions League.

Kampionia e Kosovës u mposht 2-3 nga Kauno Zalgiris në "Fadil Vokrri" dhe eliminohet nga rrethi i parë kualifikues me rezultat të përgjithshëm 3-4.

Ndeshja nisi keq për Dritën me golin e Vykintas Slivka në minutën e 9-të, por Igball Jashari barazoi në të 20-tën.

Arb Manaj përmbysi gjithçka në minutën e 53-të duke kaluar Dritën në avantazh 2-1 dhe për një moment afër kualifikimit.

Por dramat në fund ishin fatale. Slivka barazoi 2-2 në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e 90+4' Amine Benchaib shënoi nga penalltia për 2-3, duke i dhënë kualifikimin lituanezëve.

Drita tani do të vazhdojë garën në Ligën e Konferencës, ndërsa Kauno Zalgiris kalon në raundin e dytë të Champions League.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026