Ballkani dhe Dukagjini triumfojnë si mysafirë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ballkani dhe Dukagjini triumfojnë si mysafirë
ballkani
30/04/2026 - 18:22
Linku u kopjua

Xhiroja e 31-të në Albi Mall Superligë ka sjellë fitore të rëndësishme për skuadrat udhëtuese, duke ndikuar direkt në pjesën e sipërme të tabelës.

FC Ballkani ka arkëtuar pikë të plota në udhëtim te Drenica me rezultat 1-2, duke u ngjitur në kuotën e 55 pikëve për të mbajtur presionin ndaj liderit, Dritës. Po ashtu, Dukagjini shënoi fitore me të njëjtin rezultat, 1-2, ndaj Ferizajt, i cili e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq.

Me këtë humbje, Ferizaj mbetet në zonën e rrezikut me 33 pikë, ndërsa Dukagjini ngjitet në vendin e gjashtë me 41 pikë total.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026