Doue: Nuk do të ndalemi këtu
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Doue: Nuk do të ndalemi këtu
PSG, shpallet fitues të Ligës së Kampionëve 2025/26. “Les Parisiens” janë skuadra e parë që rikonfirmohen kampionë në Champions, që prej 2018 kur Real Madrid fitonte të tretin trofe radhazi, përcjell KosovaPress.
Lojtari protagonistë i PSG-së, në finalen e Ligës së Kampionëve, Desire Doue, është shprehur i lumturë pas fitores ndaj Arsenalit.
“Jemi shumë krenarë, shumë të lumtur dhe mirënjohës. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të mirë. Duhet ta shijojmë këtë si ekip, si familje, sepse e meritojmë. Shikoni tifozët! Falënderoj Zotin” - deklaroi Doue.
Ndërkohë PSG ka fituar trofeun më të rëndësishëm në futboll, Doue theksoi se skuadra nuk ka dëshirë të ndalet këtu.
“Nuk e di çfarë do të thotë kjo për PSG-në, ju duhet ta thoni. Ne duhet të qëndrojmë modestë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Duam më shumë. Jemi një skuadër e re dhe e uritur për sukses. Do të rikthehemi përsëri” - përfundoi Doue.
Triumfi i skuadrës së Luis Enrique u vendos nga penalltitë, me rezultatin 4-3, pasi 120 minuta lojë në Budapest u mbyllën 1-1.