Vjen nga një familje sportistësh dhe karrierën e tij e nisi në klubin e njohur si “Vertikal”, për të kaluar pastaj tek “KB Feronikeli”. Por, hapin e madh e bëri në vitin 2018, duke kaluar tek skuadra më e trofeshme kosovare, “KB Prishtina”.
Ky është Don Polloshka, njëri nga basketbollistët më të spikatur në Superligën e Kosovës i cili aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës gjakovare, “KB Vëllaznimi”.
Pas tre sezoneve në kryeqytet, Polloshka ndryshoi skuadër duke iu bashkuar “Vëllaznimit”, por aventura aty nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai u detyrua t’iu nënshtrohej tri operacioneve brenda një viti.
“Në fillim të janarit lojën e parë e kam luajtur dhe në të dytën jam lënduar. ACL-ja [këputja e ligamenteve] dihet është lëndim i rëndë, ndër lëndimet që zgjatë më së shumti, jam bërë operacion në muajin shkurt ndërkohë e kam pasur edhe një ndërhyrje tjetër në zorrën qorre në fund të muajit maj...Në fund të muajit gusht më ka ndodhur prapë lëndimi i njëjtë, e kam këputur prapë ACL-në dhe në mes të muajit shtator është dashur patjetër të futem në operim nëse doja ta vazhdoja karrierën, dhe unë normalisht që doja pastaj nga shtatori [2023] deri në shtator [2024] ka zgjatur rikuperimi”, tregon më tutje Polloshka.Madje, ai thotë se kjo është një përparësi sa i përket lëvizjeve dhe manovrimit me top.
“Për mua është përparësi në çdo aspekt. Normal që mund të ketë rol por për mua nuk është ndonjë problem i madh shtatlartësia që e kam. Ka lojtarë të mëdhenj në botë që kanë luajtur e luajnë ende edhe po më duket që ka filluar të kthehet basketbolli që luhet me lojtarë më të shkurtër”, thekson Polloshka.
Ai e vlerëson lartë Superligën e Kosovës duke thënë se cilësia e skuadrave është rritur aq shumë sa tashmë nuk ka asnjë klub që shihet si favorit për t’u shpallur kampion.
Pas 18 xhirove të zhvilluara në Superligë, Vëllaznimi ka mbledhur 28 pikë dhe pozicionohet në vendin e katër në renditjen tabelare të elitës së basketbollit kosovar./A.Bytyqi
https://kosovapress.com/supersfidat-e-basketbollit-ne-fundjave
https://kosovapress.com/kush-ishin-me-te-miret-e-basketbollit-kete-vit