Liverpool shpëton me barazim në spektaklin e “Anfield”
Sport
Lexohet për: 2 min.
Liverpool shpëton me barazim në spektaklin e “Anfield”
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Manchester United ka rrëmbyer një pikë të madhe kundër liderit Liverpool në ndeshjen e xhiros së 20-të të Premier Ligës angleze në futboll.

Ndeshja në “Anfield” solli një spektakël të paparë me kthesa të papritura dhe një epilog gati krejt befasues.

Mohamed Salah me bashkëlojtarë janë në formë të mirë, por sfida ndaj ekipit të renditur në pjesën e poshtme të tabelës doli arrë e fortë.

Mysafirët erdhën në epërsi me golin e Lisandro Martinez, pas asistimit të Bruno Fernandez në minutën e 52-të.

Shtatë minuta më vonë holandezi Cody Gapko barazoi shifrat me golin e tij të gjashtë në këtë edicion, pas asistimit të Alexis Mac Allister.

Ylli egjiptian solli në epërsi ekipin e Arne Slot nga penalltia në minutën e 70-të. Ky njëherësh ishte goli i 18-të i Salah

Ndërsa pritej që tri pikët të mbeteshin në “Anfield”, dhjetë minuta para përfundimit Amad Diallo tronditi tifozët vendës me golin e barazimit për ekipin e portugezit Ruben Amorim.

Liverpool megjithatë mund të jetë i kënaqur me barazim, pasi Harry Maguire humbi një rast të madh shënimi për fitoren e skuadrës mysafire në minutën e shtatë të kohës shtesë.

Pas 20 xhirosh, Liverpool prin në tabelë me 46 pikë, por një ndeshje më pak, Manchester United renditet i 13-ti me 23 pikë. Arsenali renditet në vendin e dytë me 40 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025