Dita Ndërkombëtare e Gjeologjisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

18 gushti është data ku shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjeologjisë, shkencë kjo që shfrytëzohet për të zhvilluar shtetin nëpërmjet zbulimit të pasurive nëntokësore. Megjithatë, kjo ditë nuk shënohet në Kosovë.

Gjeologjia është shkenca që studion Tokën në mënyrë të gjithanshme. Ajo mundohet të shpjegojë se si është formuar Toka dhe si ndryshon ajo.

Kjo shkencë gjen zbatim në studimin e vendburimeve të mineraleve të ngurta, naftës, materialeve të ndërtimit, dhe burimeve të ujërave nëntokësore.

Gjeologë shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri, kanë zbuluar deri tani 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, 7 vendburime bitumi dhe mbi 500 vendburime minerale. 

Ndërsa, në Kosovë kohë më parë një banorë i fshatit Torinë të Komunës së Lipjanit, zbuloi se në tokën e tij ka gaz, ku u kërkua që institucionet përkatëse të zhvillojnë një studim gjeologjik për të konstatuar gjenezën, përbërjen dhe potencialin real të rrjedhës së këtij gazi./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024