Dita e Evropës frymon Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të Ditës së Evropës sot në Prishtinë ka jehuar kënga dhe fryma evropiane në 74-vjetorin e vendosjes së gur-themelit të kësaj date të rëndësishme për kontinentin evropian. Hite të DJ-ve të ndryshëm jehuan hareshëm në sheshin “Zahir Pajaziti”, në ngjyra evropiane që simbolizojnë unitetin e solidaritetin e frymës së BE-së, në të cilën Kosova synon të aderojë në të ardhmen. Për fëmijët dhe familjet performuan kori Okarina, DJ me hite nga BE, kuinteti i muzikës jazz me Andrea Rexhepin - këngëtar, Dukagjin Muhaxheri - saksofon, Visar Kuqi - kitare, Enes Bajramliqi - bateri dhe Fatlind Ferati - bas, DJ Adrian Berisha dhe Offchestra.

Ambasadori i BE-së Tomas Szunyog mori pjesë në hapjen e koncertit të Chopin Piano Fest në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, teksa festa evropiane në kryeqytet vazhdoi me këngëtarin e njohur Ledri Vula. Kjo ditë u shënua edhe në Mitrovicën e Veriut përmes performancës muzikore nga Gruiv Hijena dhe Something Went Wrong - MRS Klub. Dita e Evropës çdo vit feston paqen dhe unitetin në Evropë. Kjo datë shënon përvjetorin e "Deklaratës së Shumanit" historike që parashtronte idenë e tij për një formë të re bashkëpunimi politik në Evropë. Propozimi i Schuman konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
719
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024