Dita Botërore e Sklerozës së Shumëfishtë
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dita Botërore e Sklerozës së Shumëfishtë
Sklerozës së Shumëfishtë
30/05/2026 - 07:30
Linku u kopjua

30 maji i çdo viti shënon Ditën Botërore të Sklerozës së Shumëfishtë.

Dita e parë botërore e sklerozës së shumëfishtë u festua në vitin 2009 nga Federata Ndërkombëtare e Sklerozës së Shumëfishtë (MSIF).

MSIF u krijua zyrtarisht në 1967 si një organ ndërkombëtar që koordinohej me organizatat kombëtare që i përkisnin shumë vendeve si Turqia, Sllovakia, India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton KosovaPress.

Tema e Ditës Botërore të Sklerozës së Shumëfishtë të këtij viti është 'Lidhu'. Kjo temë, e cila vazhdon nga viti 2020 fokusohet në bashkimin e botës duke krijuar një lidhje me njëri-tjetrin si dhe me veten për hir të një kujdesi më të mirë.

MSIF shpenzon gjithë muajin maj dhe fillim të qershorit duke përhapur ndërgjegjësimin dhe shpresën për trajtimin sëmundjes përmes fushatave të tyre tematike.

Rreth 2.8 milionë njerëz vuajnë nga skleroza e shumëfishtë çdo vit. Kjo sëmundje lidhet me mbështjelljet e dëmtuara të mielinës që mbulojnë sistemin nervor në palcën kurrizore dhe trurin.

Mbulesat e dëmtuara të mielinës mbulohen me lezione ose pllaka, dhe këtu mori emrin sëmundja - 'skleroza e shumëfishtë' do të thotë 'vragë të shumta'.

Shkaqet e sakta të sëmundjes mbeten të panjohura, por disa shkencëtarë ia atribuojnë shkaqeve të sëmundjes gjenetikë, agjentë infektivë dhe mosfunksionim qelizor.

Simptomat përfshijnë spazma muskulore, probleme me të folurin dhe gëlltitjen, problemet e koordinimit dhe ekuilibrit, depresionin, luhatjet e humorit.

Ndërsa nuk ka një kurë të përhershme, kërkimet e vazhdueshme kanë të bëjnë me trajtimin e simptomave me ilaçe dhe strategji neurombrojtëse.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026