Gjumi i tepërt mund të paraqes probleme serioze shëndetësore
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjumi i tepërt mund të paraqes probleme serioze shëndetësore
Gjumii
Foto Ilustruese
11/05/2026 - 21:50
Linku u kopjua

Një studim i ri tregon se dremitjet e shpeshta gjatë ditës, sidomos në moshat e treta, mund të lidhen me rrezik më të lartë për probleme shëndetësore dhe vdekshmëri më të lartë.

Studimi është publikuar në revistën JAMA Network Open dhe ka ndjekur mbi 1,300 persona mbi moshën 56 vjeç për gati 19 vite.

Sipas të dhënave, ata që flinin shpesh gjatë ditës, veçanërisht në orët e mëngjesit, kishin më shumë probleme shëndetësore krahasuar me të tjerët.

Shkencëtarët shpjegojnë se një dremitje e shkurtër mund të ndihmojë në uljen e lodhjes, por kur gjumi gjatë ditës bëhet i shpeshtë ose i gjatë, mund të jetë shenjë se trupi po përballet me probleme të tjera. Në disa raste, kjo lidhet me sëmundje të zemrës, çrregullime të trurit, depresion ose inflamacion në organizëm.

Sipas studiuesve, gjumi i tepërt gjatë ditës mund të tregojë edhe se personi nuk po fle mirë gjatë natës ose ka çrregullime të ritmit të gjumit.

Një tjetër studim i kryer më herët nga Harvard dhe Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts ka arritur në përfundime të ngjashme, duke gjetur se njerëzit që dremisin shpesh kanë prirje për shëndet më të dobët, transmeton Oranews, përcjell KosovaPress.

Studiuesit sugjerojnë se ndjekja e zakoneve të gjumit mund të ndihmojë në identifikimin e hershëm të problemeve shëndetësore, sidomos te të moshuarit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026