Mitrovica ishte mrekullia dhe kryefjala e futbollit në UEFA Champions League-n e femrave, të mërkurën.
Ekipi me këtë emër nga qyteti kosovar buzë Ibrit, arriti fitoren më të lartë në raundin e parë kualifikues duke mposhtur me hiq më pak se 10 me 0 klubin nga Moldavia Zimbru Chisinau.
Ndeshja që u zhvillua në kampin nacional të Hajvalisë regjistroi edhe numrin më të madh të golave, nga 10 duelet që u zhvilluan të mërkurën. Në fakt, mitrovicaset i fituan të dy gjysmë pjesët me rezultatin 5 me 0.
Mrekullia tjetër është se lojtarja Edona Kryeziu i shënoi 4 gola në pjesën e parë të lojës. Ajo qëlloi rrjetën e moldaveve në minutat 13', 17', 42', 44'Produktivitet të lartë pati edhe lojtarja tjetër, Aurora Mulliqi, e cila shënoi ‘het-trik”, në pjesën e dytë, duke mposhtur portieren mysafire në minutat 48', 58', 61'.
Blerta Shala shënoi në minutën 65, ndërsa Bardha Mahmuti qoi topin në rrjet në të 88-n.
Ekipi kosovar do të takohet me Ludogorets në finalen e këtij grupi, ndërsa fituesi kalon në xhiron tjetër.
“Gjasat janë 50 me 50 por mendoj se ne kemi përvojë më shumë në gara ndërkombëtare”, tha ai për KosovaPress. “Besoj që kemi ekip të mirë dhe pres të kualifikohemi në raundin tjetër”.
Haxhiu tha se një ndihmë e madhe për vajzat e Mitrovicës do të ishte edhe prania në numër të madh e tifozëve në ndeshjen e së shtunës, pasi ko do t’i motivonte edhe më shumë për një fitore te madhe ndaj bullgareve të Ludogorets.
“Kjo fitore është dëshmi e punës, përkushtimit dhe cilësisë që po ndërtohet çdo ditë në futbollin e femrave në Kosovë dhe e organizimit të mirë të klubit mitrovicas”, është thënë nga FFK. “Mbështetja për zhvillimin e futbollit të femrave mbetet një nga prioritetet tona kryesore, ndërsa arritjet e klubeve tona në arenën ndërkombëtare gjithmonë na bëjnë krenarë”. /KosovaPress/