Detaje nga shoqërimi në polici i kryetarit të Mitrovicës së Veriut
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Detaje nga shoqërimi në polici i kryetarit të Mitrovicës së Veriut
Lirohet Radojeviq
05/06/2026 - 12:41
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor dy persona nën dyshimin për vandalizëm, pas një incidenti që ndodhi të premten në Mitrovicën e Veriut, lidhur me mbishkrimin “I Love Mitrovica”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më 5 qershor 2026 është pranuar vendimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut për largimin e mbishkrimit në fjalë. Menjëherë pas pranimit të vendimit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe janë njoftuar inspektorët komunalë se zbatimi i vendimit duhet të shtyhet deri në marrjen e një përgjigjeje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Në lokacion ka mbërritur edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut së bashku me rreth 20 persona, ndër ta edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal. Pas një deklarate për media, kryetari ka njoftuar se do të vazhdohej me ngjyrosjen e emblemës.

Policia ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë kundërshtuar veprimin dhe kanë kërkuar ndalimin e dëmtimit apo ngjyrosjes së objektit publik. Megjithatë, pavarësisht urdhrave policorë, disa persona kanë filluar ngjyrosjen e emblemës, duke detyruar ndërhyrjen e policisë.

Si rezultat, dy persona janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është shqiptuar kundërvajtje për vandalizëm. Me urdhër të prokurorit kompetent, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet sipas procedurave ligjore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026