Dështon mbledhja e kryesisë, Haxhiu: Isha vetëm unë dhe nënkryetarja Rexhepi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dështon mbledhja e kryesisë, Haxhiu: Isha vetëm unë dhe nënkryetarja Rexhepi
Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pasi përveç kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut dhe nënkryetares Emilja Rexhepi, anëtarët e tjerë nuk morën pjesë.
Albulena Haxhiu, tha se në këtë mbledhje ishte paraparë trajtimi i raportit të shpenzimeve të kuvendit për vitin 2025.
“Ne e kemi obligim që si kryesi e kuvendit që t’i adresojmë disa përgjegjësi dhe në këtë rast kemi pasur trajtimin dhe raportin e shpenzimeve të kuvendit për vitin 2025. Por siç po e shihni, në këtë mbledhje të kryesisë isha vetëm unë dhe nënkryetarja e kuvendit, Emilja Rexhepi. Në këtë mbledhje nuk ishin anëtarët e tjerë të kryesisë. Kam informacione se Gola është jashtë vendit. Prandaj edhe si rezultat nuk kemi pasur mundësi që t’i trajtojmë çështjet e kryesisë së kuvendit”, tha ajo.
Më 28 prill është shpërndarë Kuvendi i Kosovës, pasi që ky institucion nuk arriti të zgjedh presidentin e ri të vendit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.