Dëshmitari pyetet përse nuk i ishin vendosur masa mbrojtëse ‘Remit’ gjatë dëshmisë në Speciale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dëshmitari pyetet përse nuk i ishin vendosur masa mbrojtëse ‘Remit’ gjatë dëshmisë në Speciale
Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”, i cili është staf i Zyrës së Prokurorit të Specializuar po vazhdon dëshminë e tij nën masa mbrojtëse.
Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon e ka pyetur dëshmitarin me kodin 7 se pse gjatë dëshmisë së Rrustem Mustafës në çështjen e ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk i ishin vendosur masa mbrojtëse.
Dëshmia e tij ka nisur të premten, në ditën edhe kur ka filluar gjyqi për këtë rast.
Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi janë të pranishëm në sallën e gjyqit.
Para trupit gjykues, Menegon ka shfaqur edhe një dokument, ku u tha se në vitin 2018, Arianit Koci në cilësinë e avokatit të Rrustem Mustafës kishte njoftuar se ai do të intervistohej vullnetarisht nga prokuroria.
Këtë dokument avokatja e Thaçit kërkoi që të regjistrohet si provë gjyqësore, për çka pati kundërshti nga Prokuroria.
Më tej, në gjykatore dëshmitari tha se Mustafa u morr në pyetje në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.
Pesëshja e akuzuar për pengim të drejtësisë janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.
Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.
Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte. /Sh.Pajaziti
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.