Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë gjatë ditës ka nisur dëshmia e Christopher Kelly. Ai në sallën e gjyqit ka folur për ekzaminimet që i ka bërë telefonave të të akuzuarve e disa dëshmitarëve.
Ky dëshmitar, i cili punon me kohë të pjesshme për ZPS-në për të bërë hetime forenzike digjitale, mes tjerash tha se ka ekzaminuar edhe telefonat e Rrustem Mustafës dhe Hajredin Kuçit, ku sipas tij të njëjtit kanë shkëmbyer mesazhe.
Dëshmitari i tretë i ftuar nga Prokuroria, fillimisht është përgjigjur në pyetjet e prokurorit, Joshua Hafetz, ku u shfaq një dokument nga ekzaminimi që i është bërë telefonit të Rrustem Mustafës.
Prokurori: Kur thuhet në pronësi apo pronari, i referohet kjo zotëri Rrustem Mustafa, kujt i referohet sa i takon pajisjes?Prokurori: Dhe menjëherë poshtë saj kemi emrin e Hajredin Kuçit dhe a do të thotë kjo që kjo bisedë, ky shkëmbim mesazhesh është midis telefonit të zotëri Mustafa dhe telefonit të zotëri Kuçit?
Dëshmitari: Është midis atyre dy individëve që janë të identifikuar në ËhatsApp.
Prokurori: Nuk e dini nëse është telefon prone Hajredin Kuçit, i përket atij për shembull që është në këtë dhomë?
Atij i është shfaqur edhe një provë materiale, që sipas dëshmitarit dokumenton bisedën përmes mesazheve mes Fahri Fazliut dhe Rrustem Mustafës në qershor të vitit 2023. Ai tha se kjo përmbajtje është krijuar duke përdorur materiale nga telefoni i Mustafës dhe Fazliut.
Më pas është vijuar me kundërpyetjet e avokatit të Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq që kërkoi konfirmimin e dëshmitarit se kujt t’i ekzaminoheshin telefonat.
Mishetiq: Juve ju është kërkuar të nxirrni të dhëna nga telefonat celular mobil të të disa të akuzuarve, disa dëshmitarëve, përkatësisht zotëri Fadil Fazliu, Fahri Fazliu, zotëri Smakaj, zotëri Kilaj dhe zotëri Zyrapi, a është e saktë?
Dëshmitari: Është e saktë.
Dëshmitari: Po, është e saktë”, u pyet dëshmitari.
Hetuesi i forenzikës digjitale mohoi që kishte identifikuar komunikime mes Fadil Fazliut e Rrustem Mustafës.Dëshmitari: Po, është e saktë”, tha dëshmitari Christopher Kelly.
Ky dëshmitar pohoi se ka pasur komunikime mes Bashkim Smakajt dhe Bislim Zyrapit, por nga ato që u shpalosën, avokati Mishetiq tha se e urojnë njëri-tjetrin me “Gëzuar Bajramin”.
Mishetiq: Sa i takon komunikimit që është bërë këtu, ne shohim që i urojnë njëri-tjetrit, i urojnë ‘bajramin’ njëri-tjetrit, a e kuptojmë drejt?
Mishetiq: Por fjalën ‘bajram’ e njihni besoj”, përfundoi Mishetiq.
Hetuesi i forenzikës digjitale, Christopher Kelly është dëshmitari i tretë i ftuar nga ZPS në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë tha se ka përvojë rreth 26-vjeçare në këtë fushë. Dëshmia e tij do të vijojë nesër nga ora 09:30, e cila transmetohet me 45 minuta vonesë për publikun.
Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.
Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.
Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte. /Sh.Pajaziti