Lajm i mirë: Talenti i futbollit Omer Bytyqi i përmirësohet gjendja shëndetësore
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Lajm i mirë: Talenti i futbollit Omer Bytyqi i përmirësohet gjendja shëndetësore
New Project - 2026-05-01T101618.810
01/05/2026 - 13:18
Linku u kopjua

Klubi i futbollit FC Malisheva ka dhënë lajme të mira për futbollistin e ri të grupmoshave U9, Omer Bytyçi, i cili së fundmi pësoi një aksident të rëndë.

Sipas njoftimit të klubit, gjendja e Omerit fillimisht ka qenë e rënduar, por lajmet e fundit janë inkurajuese, pasi ai ka rikthyer vetëdijen dhe po shfaq shenja të përmirësimit gradual shëndetësor.

FC Malisheva ka bërë të ditur se është pranë familjes Bytyçi në këtë periudhë të vështirë, duke shprehur mbështetje të plotë dhe duke u lutur për rikuperimin e plotë të futbollistit të ri, me shpresën që ai t’i rikthehet sa më shpejt fushave të lojës dhe shokëve të skuadrës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026