Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Torinos dhe Juventusit, e njohur ndryshe si “Derby della Mole”, e vlefshme për xhiron e 10 të Serie A.
Në xhiron e fundit të kampionatit italian, Juventusi pësoi humbje nga Milani me rezultat 2:0, kurse Torino barazoi 1:1 me Empolin, raporton KosovaPress.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe ndeshja u mbyll pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Torinon nuk do të paraqitet Sanabria, kurse te Juventusi mungojnë Ake, Chiesa, De Sciglio, Di Maria, Kaio Jorge, Peeters dhe Pogba.
Torino (3-4-1-2): Milinkovic-Savic; Rodriguez, Schuurs, Djidji; Lazaro, Linetty, Lukic, Aina; Vlasic; Radonjic, Miranchuk
Juventusi (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bremer, Rabiot, Alex Sandro; Cuadrado, Locatelli, McKennie, Kostic; Vlahovic, Kean