Derbi mes Chelseat e Milanit, ja formacionet e mundshme
Lexohet për: 2 min.
4-Derbi Chelsea Milan
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet një derbi tejet interesant në Ligën e Kampionëve, ku Chelsea pret në shtëpi kampionin italian, AC Milan.

Stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i këtij takimi, ku Chelsea synon me çdo kusht të arkëtojë tre pikët e para të këtij edicioni, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit, Chelsea barazoi me rezultat 1:1 me RB Salzburgun, kurse Milani e mposhti Dinamo Zagrebin me shifrat 3:1.

Momentalisht, pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin E, “Rossonerët” renditen në vendin e parë me katër pikë të arkëtuara, krahas Chelseat që zë vendin e fundit me vetëm një pikë të tubuar.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të vitit 2016, ku asokohe Chelsea regjistroi fitore me rezultat 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqitet N’Golo Kante, kurse te Milani mungojnë Calabria, Florenzi, Hernandez, Ibrahimovic, Kjaer, Maignan dhe Saelemaekers.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-1-2): Kepa; James, Fofana, Silva, Chilwell; Mount, Kovacic, Gallagher; Havertz; Aubameyang, Sterling

AC Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Ballo-Toure; Tonali, Bennacer; Krunic, De Ketelaere, Leao; Giroud

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025