Derbi i kryeqytetit zhvillohet sot në Hajvali
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Derbi i kryeqytetit zhvillohet sot në Hajvali
New Project (1)
06/05/2026 - 10:17
Linku u kopjua

Në kuadër të xhiros së 33-të, të Superligës në futboll sot më 6 maj, do të zhvillohet derbi mes skuadrës së Prishtinës së Re dhe të Prishtinës, duel ky që zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.

Përballja mes këtyre dy skuadrave pritet të sjellë emocione të mëdha, pasi të dy skuadrat synojnë pikë të rëndësishme në fazën përfundimtare të kampionatit, me vendasit që janë të rreshtuar në fund të tabelës dhe nëse humbasin largohen nga Superliga.

Ndërkohë Prishtina pas humbjes me Malishevën, vazhdon të luftojë për një vend në Evropë dhe arritjen e fitimit të tre pikëve.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026