Deputetja Arbnora Salihu: Jam kërcënuar me jetë nga një qytetar
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Deputetja Arbnora Salihu: Jam kërcënuar me jetë nga një qytetar
arbnora salihu1234
16/04/2026 - 22:50
Linku u kopjua

Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, njoftoi se është kërcënuar me jetë nga një qytetar.

 “Sot, përmes rrjetit social Facebook jam kërcënuar me jetë dhe jam ofenduar në mënyrën më të rëndë nga një qytetar. Përveç meje është ofenduar dhe linçuar edhe familja ime, përkundër kontributit të saj kombëtar.

Rastin sapo e denoncova në Policinë e Kosovës dhe mbetet në dorën e organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë.

Përpjekjet e tilla për të më frikësuar, denigruar dhe poshtëruar përmes gjuhës së urrejtjes nuk mund të më ndalin ta kryej me përgjegjësi punën time si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përkushtimi dhe angazhimi im për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve është i palëkundur”, shkroi në Facebook deputetja Salihu.

Ajo në një nga seancat e fudit të Kuvendit të Kosovës ka hequr flamurin kombëtar nga foltorja në momentin që fjalën e mori kryeministri Albin Kurti.

/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026