Prodhimi i energjisë tejkaloi kërkesën për konsum me 8.2%
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Prodhimi i energjisë tejkaloi kërkesën për konsum me 8.2%
KEK1234
03/07/2026 - 18:10
Linku u kopjua

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor 2026 ka tejkaluar kërkesën për konsum të rregulluar të energjisë elektrike, duke ofruar kapacitete prodhuese në nivelin 108.2 për qind.

Sipas një njoftimi të KEK-ut, gjatë muajit qershor janë vënë në dispozicion 305,916 MWh energji elektrike, ndërsa kërkesa për konsum ka qenë 282,608 MWh. Kjo nënkupton se kapacitetet e ofruara kanë tejkaluar kërkesën për konsum me 8.2 për qind.

KEK thekson se, gjatë pjesës më të madhe të muajit, pas rikthimit në operim të njësive prodhuese, ka arritur të ofrojë mbi 120 për qind të kërkesës ditore për konsum, duke dëshmuar stabilitet operacional dhe besueshmëri të kapaciteteve prodhuese.

Sipas korporatës, ky rezultat është arritur në një periudhë kur po zhvillohet programi më i madh i investimeve dhe modernizimit në historinë e saj. Në këtë kuadër përfshihet rehabilitimi i njësive gjeneruese pas më shumë se katër dekadash operim, si dhe zhvillimi i projekteve strategjike në fushën e energjisë së ripërtëritshme.

KEK vlerëson se këto rezultate konfirmojnë rolin e saj në garantimin e sigurisë energjetike të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026