Sonte koncerti, Rama pret Kanye West në Kryeministri, i dhuron librin “Albania Files”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sonte koncerti, Rama pret Kanye West në Kryeministri, i dhuron librin “Albania Files”
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur në ambientet e Kryeministrisë reperin dhe këngëtarin me famë botërore, Kanye West (YE), i cili mbrëmjen e sotme do të mbajë një koncert në Tiranë.
Rama i prezantoi artistit ambientet e godinës së Kryeministrisë, duke e shoqëruar në sallën e mbledhjeve të qeverisë, në zyrën e tij, si edhe duke i treguar pikturat e ekspozuara në mure.
Gjatë takimit, Rama i dhuroi këngëtarit edhe librin “Albania Files”. I pranishëm në pritje ishte edhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
Rama e shoqëroi videon e publikuar në rrjetet sociale me këngë të Kanye West dhe pesë yje, në një referencë ironike ndaj sulmeve online për uljen e vlerësimeve të bizneseve.
Më herët gjatë ditës, Rama publikoi edhe pamje nga “Eagle Stadium“, arena e ngritur posaçërisht në zonën e Kasharit për koncertin e artistit amerikan. Kryeministri theksoi se organizimi i ngjarjeve të mëdha kulturore sjell përfitime ekonomike dhe shërben si promovim i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Koncerti i Kanye Wst zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Eagle Stadium”, i ndërtuar enkas për këtë aktivitet. Për të garantuar mbarëvajtjen e eventit dhe menaxhimin e trafikut, Policia e Tiranës ka vendosur kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore pranë stadiumit, ndërsa autostrada Tiranë-Durrës vijon të jetë e hapur për qarkullimin e automjeteve.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.