Deputeti i LVV-së nuk e harron Vjosa Osmanin, e ngatërron atë me Albulena Haxhiun
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Deputeti i LVV-së nuk e harron Vjosa Osmanin, e ngatërron atë me Albulena Haxhiun
Seanca e Kuvendit - 10 prill 26
Foto Ilustruese
10/04/2026 - 13:22
Linku u kopjua

Deputeti i LVV-së, Enver Haliti, ka ngatërruar kryetaren e Kuvendit, njëherësh ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Ai në seancën e sotme, pasi doli në foltore të Kuvendit, iu drejtua Haxhiut me “e nderuara, kryetare e Kuvendit, ushtruese e detyrës, Vjosa Osmani”, por menjëherë kërkoi falje dhe përmirësoi gabimin.

“E nderuar kryetare e Kuvendit, ushtruese e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, më falni, Albulena Haxhiu”, tha ai.

Osmani ka përfunduar mandatin më 5 prill. Atë e pason Haxhiu si ushtruese e detyrës së presidentit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026