Deputetet pjesë e fushatës ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit
Lexohet për: 1 min.
DEPUTETE-4
2 vite më parë
Linku u kopjua

Seanca e sotme plenare ka filluar me një shenjë solidarizimi nga gratë deputete të cilat janë bërë pjesë fushatës ndërgjegjësuesë në kuadër të muajit rozë.

Tetori rozë, muaji kushtuar ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të popullatës mbi kancerin e gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra. Zbulimi i hershëm është kura më efektive për kancerin e gjirit.

Ndryshe, për seancën e sotme është plotësuar rendi i ditës me shtimin e pesë pikave që janë marrëveshje ndërkombëtare.

Këto marrëveshje kishin mbetur pa u votuar në seancën e kaluar për shkak të mungesës së kuorumit.

Të njëjtat janë radhitur si pika shtesë pas pikës së dytë të rendit të ditës në këtë seancë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025