Dënimi i sulmit në Banjska, Hasani: Një gjë e tillë të mos përsëritet më
Lexohet për: 2 min.
Igli Hasani
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i diplomacisë shqiptare Igli Hasani ka komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Ai ka thënë se nuk mjafton vetëm dënimi për sulmin terrorist serb më 24 shtator në Banjska, por një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet më.

Rama: Seanca e KS-së e kotë, qëndrojmë pranë Kosovës ndaj çdo kërcënimi të jashtëm • KosovaPress

“Si (ambasadorja e SHBA-së pranë OKB-së)Linda Thomas-Greenfield vuri në dukje dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ka kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës. Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë”, ka shkruar Hasani në rrjetin X.

Ambasadorja e SHBA-së: Serbia të kërkojë llogari nga përgjegjësit për sulmin në Banjska • KosovaPress

Kryediplomati shqiptar tha se Shqipëria do të jetë krahë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm.

Ziadeh përmend Banjskën në KS të OKB-së, hetimet janë duke u zhvilluar • KosovaPress

“Shqipëria do të vazhdojë t’i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë,” ka përfunduar Hasani.

Kurti: Beogradi s’mund të lejohet pa fund të financojë kriminelët e terroristët e vet • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024