Shefja e UNMIK-ut Carolyne Ziadeh ka informuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë edhe heqjen e dinarit serb nga përdorimi nga data 1 shkurt.
Ajo në seancën e thirrur nga Serbia në Nju Jork, ka përmendur marrëveshjet që Kosova dhe Serbia vitin e kaluar kanë arritur në Bruksel dhe Ohër hapën rrugën për angazhim, por e cila nuk u arrit deri më tash.
Ziadeh ka folur edhe për vendimin e Prishtinës zyrtare për përdorimin e euros si valutë e vetme pagese nga 1 shkurti në Kosovë, duke thënë se ka pasur një shpjegim të limituar në publik.
"Dhjetëra mijëra njerëz janë prekur, sikurse edhe ekonomia...Ky vendim në veçanti është ndërmarrë në një afat të shkurtër nga hyrja e tij në fuqi dhe ka prekur të ardhmen e individëve në shërbimet ekonomike dhe kulturore duke u bërë çështje shqetësimi”, ka thënë ajo.