Dënim i paprecedentë për Southamptonin, humb shansin për Premier League
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dënim i paprecedentë për Southamptonin, humb shansin për Premier League
Southamton
20/05/2026 - 11:30
Linku u kopjua

Klubi anglez Southampton është përfshirë në një nga skandalet më të pazakonta të futbollit anglez në vitet e fundit, pasi është përjashtuar nga finalja e “Championship Play-off” për shkak të një skandali spiunazhi sportiv.

Sipas vendimit të Komisionit Disiplinor të EFL-së, Southamptoni pranoi se kishte filmuar në mënyrë të paautorizuar stërvitjet e kundërshtarëve, përfshirë Middlesbrough, para ndeshjes gjysmëfinale të play-offit. Hetimet zbuluan gjithashtu raste të ngjashme ndaj Oxford United dhe Ipswich Town

Si pasojë, Southampton është dëbuar nga finalja për ngjitje në Premier League dhe është ndëshkuar edhe me minus katër pikë për sezonin e ardhshëm në Championship. Në vend të tyre, Middlesbrough është rikthyer në finale, ku do të përballet me Hull City. në Wembley.

Mediat britanike e kanë quajtur rastin “Spygate”, ndërsa raportet tregojnë se një pjesëtar i stafit të Southampton ishte kapur duke incizuar fshehurazi seancat stërvitore të Middlesbrough vetëm pak ditë para përballjes vendimtare. Rregullorja e EFL-së ndalon vëzhgimin e stërvitjeve të kundërshtarëve brenda 72 orëve para ndeshjes.

Raportohet se klubi ka apeluar vendimin, ndërsa trajneri Tonda Eckert mund të përballet edhe me pezullim deri në 18 muaj për shkelje të integritetit sportiv.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026