Deklarata e Igballe Hudutit, ministri Lamallari: S'merremi me protestuesit, por me nxitjen e urrejtjes dhe ekstremizmin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Deklarata e Igballe Hudutit, ministri Lamallari: S'merremi me protestuesit, por me nxitjen e urrejtjes dhe ekstremizmin
Lamallar12
26/06/2026 - 21:23
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë , Besfort Lamallari, reagoi sot lidhur me deklaratat e Igballe Hudutit, e shpallur “non grata” nga Shqipëria, e cila në një intervistë televizive u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lideri i saj politik, ndërsa lideri suprem iranian, Mojtaba Khamenei, është udhëheqësi i saj shpirtëror.

Në reagimin e tij, Lamallari theksoi se institucionet nuk merren me protestuesit si individë, por sipas tij, do të përballen me çdo formë “urrejtjeje dhe ekstremizmi”.

“Mos merremi me protestuesit?! Jo! Jo vetëm nuk merremi me asnjë protestues si i tillë, por përpiqemi t’i dëgjojmë të gjithë ata që janë sinqerisht të shqetësuar. Por patjetër që do të merremi me çdo urrejtje nxitës dhe ekstremist, si kjo zonja që bindjet e saja mund t’i mbajë për vete jashtë Shqipërisë të paktën 15 vitet e ardhshme!  Sepse në Shqipërinë vend anëtar i NATO-s dhe së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian, nuk ka vend për khameneizmi është baraz me terrorizmin, ekstremizmin, obskurantizmin!”, shkruan ai.

Ai e cilësoi gjithashtu si “turp” përmendjen e kryeministrit të Kosovës në deklarata të tilla, transmeton ATSH.

“Një turp më vete edhe përzierja e emrit të kryeministrit të nderuar të Kosovës në përroin psiqik të kësaj zëdhënëseje të një shteti të shpallur me konsensus shtet terrorist nga Kuvendi i Shqipërisë”, shkruan ai.

Ministria e Brendshme shpalli “non grata” në territorin e Shqipërisë shtetasen Igballe Huduti (Berisha), duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vjetësh.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026