Ndalohen tre persona për lëndim të lehtë trupor në Fushë Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalohen tre persona për lëndim të lehtë trupor në Fushë Kosovë
Prokuroria-Themelore-e-Prishtines-1234
Foto Ilustruese
13/04/2026 - 17:12
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti i Përgjithshëm bëri të ditur se u ndaluan tre persona me inicialet B.S., V.S.  dhe S.S., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas dyshimeve fillestare, rreth orës 17:00, në fshatin Vragoli, Komuna e Fushë Kosovës, pas një mosmarrëveshje verbale ndërmjet palëve, ka eskaluar një përleshje fizike, ku janë përdorur mjete të rrezikshme, përkatësisht thika dhe shkopinj druri, me  ç’rast disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në trajtimin e rasteve të tilla dhe në garantimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026