Cilësia e ushqimeve, ngjyrat dhe prodhimi i tyre, ndërtojnë piramidën e dietës mesdhetare në Itali si dhe vendet e tjera në Evropë. Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë për promovimin e cilësisë së ushqimeve italiane si një model i të ushqyerit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, tha se ndikimi i dietës mesdhetare italiane, sot për të gjithë njerëzit është parandalim i vdekjeve shëndetësore, pasi që sipas tij sasia e ngrënies së ushqimeve ndikon tek jetëgjatësia e njerëzve.
“Natyrisht ideja, koncepti i dietës mesdhetare ekzistonte që në kohë të gjatë por ka qenë në Itali njëherë pra, jo vetëm se dieta mesdhetare e përfshinë edhe Greqinë, jugun dhe veriun, Spanjën. Pra ndër vite është verifikuar se dieta mesdhetare është një model ushqimi, një edukim ushqimi sepse e kemi parë në vitet 70-ta në Itali vdisnin shumë nga sëmundjet kardiovaskulare, pra këto parime duke përdor, këto parime që janë pjesë e dietës mesdhetare nga vitet e 80-ta ka krijuar një rënie të konsiderueshme të këtyre sëmundjeve natyrisht ka përparuar edhe shëndetësia, se natyrisht kur zemra dhe arteriet janë të dëmtuara, natyrisht intervenohet por nuk jetohet gjatë. Këtu kemi të bëjmë me një parandalim dhe në këtë aspekt mund të vërejmë se edhe cilësia e jetës së njerëzve në një të moshë më të shtyrë, në krahasim me të kaluarën vërehet se ka pas një përmirësim në 10 vitet e fundit, stili dhe mënyra e jetesës ka ndryshuar në jetëgjatësinë e tyre. Mesazhi duhet të jetë ky, pa marrë parasysh sasive pra të ngrënies është një filozofi jete, një mënyrë që të jetojmë më mirë, këtu është e rëndësishme që dieta mesdhetare të bëhet praktikë e përditshmërisë tonë, jeta është zgjatur shumë sot kemi shumë të moshuar që kalojnë të 90-ta dhe kanë aftësi motorike mbresëlënës dhe gjë që përpara nuk ka ndodhur. Dhe gjë që përpara nuk ka ndodhur, një 60 vjeçar i sotëm apo një 60 vjeçar i sotëm është si një 40 vjeçar i para 10 viteve, mjekësia ka bërë hapa përpara por është e rëndësishme mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetës”, tha De Riu.
Po ashtu edhe ligjëruesja, Carnevali Ombretta derisa ka ndarë këshillat për cilësinë e ushqimeve për një dietë më relaksuese, tha se për pemët dhe perimet duhet të respektohet stina dhe prodhimi i tyre.
Ombretta shtoi se është shumë e rëndësishme një pjatë me ngjyra dhe llojllojshmëri ushqimesh, që sipas saj njerëzit që përgatitin në kuzhinë janë mikpritës dhe ndjehen mirë.
“Një pjatë shumë ngjyrëshe, një pjatë më e shijshme por është zbuluar që disa vite se çdo ngjyrë frutash, perimesh dhe pemësh, pra përbëhet nga molekulat nga substancat e veçanta se pema që i prodhon për t’u mbrojtur dhe këto në organizmin tonë kanë veprime mbrojtëse, kundër degjenerimit të qelizave dhe janë substanca mbrojtëse kundër sëmundjeve degjenarative. Është shumë e rëndësishme në shtëpi, përgatitja e ushqimit në shtëpi dhe të i transformojmë enogastronomi duke verëra dhe ushqim receta ë ndryshme, llojllojshmëri, ushqimesh sepse në këtë mënyrë arrijmë t’i vlerësojmë dhe t’i shijojmë të mirat e ushqimit, sepse edhe praktika e kuzhinës është një praktikë që thuhet se kush përgatit me dashuri për mysafirë, është një gjendje mirëqenie, sepse kush përgatitë kuzhinë dhe ndjehet mirë dhe është mikpritës dhe dëshiron që edhe njerëzit të shijojnë ushqimin qofshin familjarë apo çka do qofshin” tha Ombretta.