Daka: Bojkotimi i serbëve e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve në veri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, thotë se bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët në katër komunat veriore, po e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e procesit të sotëm zgjedhor.

Ajo thotë për KosovaPress, se nëse kryetarët e zgjedhur në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, nuk mund të marrin detyrën brenda 30 ditëve pas certifikimit të zgjedhjeve, duhet të shpallen përsëri zgjedhjet e reja.

“Qytetarët serbë që atje janë shumicë me të drejtë vote thjesht i kanë bojkotuar këto zgjedhje dhe nuk kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet që janë organizuar nga institucionet kosovare...  Vihet në pikëpyetje legjitimiteti dhe sa do të jetë ai kryetar apo kryetare të pranuar nga vet qytetarët e këtyre katër komunave”, thotë ajo.

Sipas saj, mesazhi i qytetarëve serbë në veri me bojkotimin e zgjedhjeve është se nuk do t’i pranojnë kandidatët që i fitojnë zgjedhjet.

Në anën tjetër, Daka për KosovaPress tregon edhe afatet ligjore për konstituimin e asambleve komunale dhe betimin e kryetarëve të komunave që fitojnë mandatet.

Në lidhje me procesin zgjedhor në tërësi në veri, Daka thotë se i njëjti ka qenë në rregull si ligjërisht dhe teknikisht.

Ajo deklaron se rezultatet zgjedhore do të dalin gjatë mbrëmjes sotme nga KQZ-ja.

Tashmë janë mbyllur 19 qendrat e votimit të zgjedhjeve në katër komunat veriore dhe sipas KQZ-së, kanë votuar 1567 qytetarë, nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024