Cucurella premton: Nëse fitojmë Botërorin, do të bëj tatuazh fytyrën e trajnerit dhe do pensionohem
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Cucurella premton: Nëse fitojmë Botërorin, do të bëj tatuazh fytyrën e trajnerit dhe do pensionohem
Mbrojtësi i Spanjës, Marc Cucurella, ka bërë një premtim interesant në prag të finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës.
Futbollisti spanjoll deklaroi me humor se, në rast se Spanja shpallet kampione e botës, do ta përjetësojë trajnerin Luis de la Fuente me një tatuazh në trup dhe do t'i japë fund karrierës me kombëtaren.
Cucurella tha se premtimin e ka bërë tashmë dhe do ta mbajë nëse Spanja fiton trofeun.
“Nëse e fitojmë finalen, do të bëj një tatuazh të Luis de la Fuentes në trupin tim dhe më pas do të tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar.”
Ai shtoi se pas triumfit në Kampionatin Evropian dhe një titulli të mundshëm botëror, nuk do të kishte më objektiva për të arritur me fanellën e kombëtares.
“Pas një Evropiani dhe një Kupe Bote, mund të bësh vetëm një gjë – të tërhiqesh. Të hënën do t’i thosha trajnerit të mos llogariste më tek unë nëse e fitojmë Botërorin.”
“Sigurisht që do ta bëj tatuazh fytyrën e tij. E kam premtuar këtë.”
Mbrojtësi spanjoll e mbylli deklaratën me humor, duke konfirmuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga premtimi i tij.
KosovaPress