CorrWatch: Emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të ZKM-së përbën shkelje ligjore
Lajme
Lexohet për: 3 min.
CorrWatch: Emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të ZKM-së përbën shkelje ligjore
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Iniciativa CorrWatch, konsideron se emërimi i  Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës përbën shkelje ligjore dhe vendimi për emërim duhet të anulohet, sepse i njëjti nuk ka ndjek kushtet dhe procedurën ligjore.

Në reagim thuhet se pas më shumë se dy vitesh nga përfundimi i procesit të rekrutimit për këtë pozitë, Qeveria ka emëruar kandidatin e tretë në listën e tre (3) kandidatëve fitues.

“Sipas paragrafit 1 të nenit 42 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë (LZP), mbi bazën e të cilit është zhvilluar procedura e rekrutimit, mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë (në këtë rast Kryeministri) është i obliguar të përzgjedhë një nga kandidatët fitues të propozuar brenda një afati dhjetë (10) ditor nga shpallja e listës së fituesve, sipas paragrafit 8 të nenit 40. Në këtë rast, afati 10-ditor ka kaluar, pasi lista e kandidatëve fitues është shpallur më 15 korrik 2022. LZP në paragrafin 2 të nenit 42 ka përcaktuar mekanizmin zhbllokues nëse nuk ka përzgjedhje nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë brenda afatit të caktuar, atëherë në këtë rast automatikisht konsiderohet i emëruar në detyrë kandidati me pikët më të larta. Përpos faktit që stërzgjatja e procesit të emërimit ka dëmtuar efikasitetin e procedurës së rekrutimit, CorrËatch vlerëson se emërimi i Sekretarit të Zyrës së Kryeministrit është në kundërshtim me ligjin dhe si i tillë, vendimi duhet të anulohet pasi përbën shkelje të qartë të dispozitave ligjore”, thuhet në reagim.

CorrWatch i bën thirrje Qeverisë që të reflektojnë mbi këtë proces dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për anulimin e këtij vendimi. 

“Ky vendim përveç se bie ndesh me dispozitat ligjore, dëmton integritetin e institucioneve publike në këtë rast Zyrën e Kryeministrit si  dhe në përgjithësi proceset e rekrutimit të pozitave të larta si dhe mund të shërbej si precedent i keq edhe në institucionet tjera”, thuhet në reagimin e përbashkët të GLPS, Instituti GAP dhe INDEP.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ekzuektivi emëroi Arben Krasniqin, sekretar të përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, si dhe miratoi një sërë projektligjesh dhe marrëveshje ndërkombëtare.

https://kosovapress.com/qeveria-iu-del-ne-ndihme-komunave-ndan-15-milione-euro-per-ti-mbuluar-pagat-ne-arsim

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024