Sistemi prokurorial i Kosovës ka dështuar të jetë transparentë dhe se përbërja e Këshillit Prokurorial të Kosovës tërësisht thuajse nga prokurorët paraqet rrezik për korporatizëm. Kështu thotë raporti “Si duket korporatizmi dhe pandëshkueshmëria në sistemin prokurorial”, i publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Disa nga gjetjet e këtij raporti janë se KPK shqipton masa të buta karshi shkeljeve disiplinore që bëjnë prokurorët, e po ashtu nuk respektohet kuota gjinore, derisa kandidimi i emrave të njëjtë për pozita udhëheqëse në këtë institucion shihet si pengesë për reformë në sistemin prokurorial të Kosovës.
Ai thotë se përbërja aktuale tërësisht me prokurorë paraqet rrezik për korporatizëm në sistemin prokurorial të Kosovës.
Kabashi nga IKD thotë se Këshilli Prokurorial shqipton masa të buta karshi shkeljeve disiplonore të prokurorëve.Raporti thekson faktin që pozita e Kryeprokurorit të Shtetit vazhdon të jetë me ushtrues detyre dhe se ridërgimi i prokurorit, Blerim Isufaj për dekretim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është veprim kundër kushtetuese.
Deona Kamberaj po ashtu hulumtuese në IKD thotë se nga ky raport del se KPK-ja ka shkelur kuotën gjinore të cilën ajo e kishte përcaktuar vetë në Rregulloren e saj.