Qeveria iu del në ndihmë komunave, ndan 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Qeveria iu del në ndihmë komunave, ndan 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës iu ka siguruar komunave 15 milionë euro për të mbuluar pagat në sektorin e arsimit. Ky vendim sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, do t’iu mundësojë komunave të mbulojnë minueset e pagave për mësimdhënësit, që rrjedhin nga kontrata kolektive. Krahas kësaj, qeveria emëroi Arben Krasniqin, sekretar të përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, si dhe miratoi një sërë projektligjesh dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Shefi i kuletës së shtetit, Hekuran Murati tha se vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve bëhet në kuadër të kërkesës për kursime dhe ndarje të cilat janë në vlerë të 20 milionë eurove.

Pesë milionë euro të tjera iu ndan Policisë së Kosovës për të mbuluar nevojat shtesë për operacionet që zhvillojnë.

“Shuma në vlerë prej 20 milionë e 27 mijë euro është deklaruar si kursime nga organizatat e ndryshme buxhetore, ndërkaq për ndarje mjetet do të shfrytëzohen në rreth 15 milionë euro për të mbuluar minuset e pagave në organizatat buxhetore që janë kryesisht komunat. Qeveria me këtë rast po iu del në ndihmë komunave të cilat nuk kanë arritur që të sigurojnë mjetet e tyre për të mbuluar pagat që kryesisht janë në sektorin e arsimit. Kurse pesë milionë euro të tjera janë ndarë në kategorinë mallra dhe shërbime për Policinë e Kosovës për të mbuluar nevojat shtesë për operacionet që zhvillojnë”, tha ai.

Për emërimin e Arben Krasniqit, sekretar të përgjithshëm  në Zyrën e Kryeministrit, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla tha se janë ndjekur të gjitha dispozitat ligjore.

Krahas kësaj, qeveria i dha dritën e gjelbër Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje.

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, tha se qëllimi i marrëveshjes është që të krijohet baza e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e BE-së.

Qeveria, miratoi dy projektligje për marrjen e kredive, njëra për edukimin në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës, kurse tjetra për qasjen gjithëpërfshirëse në forcimin e sistemit shëndetësor.

Krahas kësaj, u miratua edhe Projektligji për rezervat e detyrueshme të naftës si dhe Projektligji për inspektoratin e arsimit në Kosovë.

Ndërkaq u ndan edhe 50 mijë euro për Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të Zhdukurve të Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025