Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro
kurbani 200 euro
06/05/2026 - 19:07
Linku u kopjua

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit, duke arritur në 200 euro, krahasuar me 180 euro sa ishte më 2025.

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar fushatën “Kurbani 2026”, ku ka bërë të ditur se çmimi për një kurban është caktuar 200 euro, njofton KosovaPress. Në materialin promovues të publikuar nga Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë theksohet se mjetet do të dedikohen për familjet në nevojë, me moton: “Bëhu pjesë e sakrificës! Mirësia jote, shpresë për ta”.

Nga ana tjetër, edhe organizata “Islamic Relief Kosova”, që po ashtu organizon therjen e kurbanit sipas standardeve dhe kushteve më të larta higjienike, duke pretenduar se këtë e bën duke respektuar të gjitha dispozitat fetare, ka njoftuar për të njëjtin cmim.

Sipas njoftimit të organizatës, çmimi për një hise në lopë është po ashtu 200 euro, ndërsa thuhet se mishi i kurbanit do t’u shpërndahet jetimëve dhe familjeve në kushte të vështira jetësore.

“Ndërkohë një hise të mishit mund ta merrni dhe ta shijoni edhe ju me të afërmit tuaj”, thuhet në njoftimin e “Islamic Relief Kosova”.

BIK ka bërë me dije se pagesat për kurbanët mund të realizohen në këshillat e Bashkësisë Islame nëpër komuna, si dhe përmes llogarive bankare të publikuara nga organizatorët.

Rritja e çmimit prej 20 eurosh vjen në kohën kur tregu i bagëtive dhe kostot e produkteve ushqimore kanë shënuar ngritje krahasuar me vitet e kaluara.

Feja islame rekomandon fuqishëm therjen e Kurbanit, gati deri në statusin e obligimit, për të gjithë ata që kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë. Përndryshe, Kurbani, sipas literaturës fetare, konsiderohet një vepër bamirësie dhe afërsie shpirtërore me Zotin, ndërsa theks i veçantë i kushtohet ndihmës ndaj të varfërve dhe shpërndarjes së mishit për ata që kanë më pak mundësi për ta blerë e konsumuar atë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026