Çmenduri në Paris: PSG mposht Bayernin 5-4 në gjysmëfinalen e 9 golave
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çmenduri në Paris: PSG mposht Bayernin 5-4 në gjysmëfinalen e 9 golave
New Project - 2026-04-28T195920.737
28/04/2026 - 23:01
Linku u kopjua

Në një nga ndeshjet më spektakolare të historisë së Champions League, PSG ka mposhtur Bayern Munich me rezultatin e çmendur 5-4.

Takimi nisi me avantazhin e Harry Kane, por parizienët përmbysën gjithçka me dopietat e Khvicha Kvaratskhelia-s dhe Ousmane Dembele-së, si dhe një gol nga Joao Neves. Ndonëse Bayerni u rikthye në lojë me golat e Olise, Upamecano dhe Luis Diaz (pas rishikimit me VAR), Parisi arriti të mbrojë fitoren në një fund dramatik ku u goditën shtyllat dhe pati tensione të larta.

Kjo fitore e ngushtë e lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Mynih, ndërsa spektakli i gjysmëfinaleve vazhdon që nesër.

Vëmendja tashmë zhvendoset në Londër, ku Arsenali do të presë Atletico Madridin për të përcaktuar pretendentin tjetër për finalen e madhe.

KosovaPresshttp://kosovapress.com

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026