City zbulon zëvendësuesin e Rodry, duhet të paguajë 36 milionë euro
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Rodry nuk do të jetë pjesë e vazhdimit të sezonit në radhët e Manchester Cityt pas dëmtimit të gjurit të djathtë në duelin ndaj Arsenalit më 22 shtator.

Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës Pep Guardiola, teksa gazeta britanike Guardian shkruan se City planifikon të sjellë Samuele Ricci (23) nga Torino si zëvendësues për Rodry.

Bëhet fjalë për një italian të aftë për të luajtur në disa pozicione në mesfushë, por bie në sy loja e shokëve të tij dhe rezistenca ndaj presionit rival.

Ricci është ndër dëshirat më të mëdha të Cityt për afatin kalimtar të dimrit. Për ta sjellë atë, pronarët e Manchesterit duhet të paguajnë rreth 36 milionë euro, sipas gazetës britanike.

Sipas Transfermarkt, Ricci është një lojtar i krahut të djathtë, i cili kaloi në radhët e të rinjve të Empolit dhe Torino e solli si huazim për një milion euro në janar 2022, për të paguar 8.5 milionë euro të tjera gjashtë muaj më vonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024