Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump njoftoi një sërë veprimesh ekzekutive që trajtojnë çështjen e emigracionit dhe sigurinë kufitare. Presidenti Trump nënshkroi urdhra që sipas zyrtarëve të tij janë “politika të arsyeshme mbi emigracionin”.
Në mesin e urdhrave të Presidentit Trump përfshihet edhe shpallja e gjendjes së emergjencës kombëtare në kufirin jugor të vendit me Meksikën, vendosja e forcave të armatosura atje, ndërtimi i murit, dhënia fund e azilit si dhe të drejtësës që gëzonte çdo individ që lindte brenda territorit amerikan për të marrë automatikisht shtetësinë, shkruan VOA.
"Si komandant i përgjithshëm, unë nuk kam përgjegjësi më të madhe sesa mbrojtjen e vendit tonë nga kërcënimet dhe sulmet. Kjo është pikërisht ajo që do të bëj. Ne do ta bëjmë këtë në një nivel që askush nuk e ka parë më parë kurrë”, tha zoti Trump.
Zyrtarë të administratës Trump dhanë hollësi mbi planet e presidentit për të trajtuar atë që është cilësuar si “krizë e sigurisë kombëtare dhe publike” në kufirin SHBA-Meksikë.Këto janë disa nga planet e administratës së Presidentit Trump mbi emigracionin:
Emergjenca kombëtare në kufi
“Me këtë akt sigurohet dislokimi i forca të armatosura në kufi dhe ngritja e pengesave fizike, ndërsa nxiten sekretarët (e Mbrojtjes) dhe (Sigurisë Kombëtare) drejt përfundimit të murit përgjatë kufirit. Ne do ta rikthejmë politikën ‘Qëndroni në Meksikë’”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
Sipas politikës qëndroni në Meksikë, shpallur gjatë administratës së parë të zotit Trump, një pjesë e azilkërkuesve qëndrojnë në Meksikë në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil.
Juan Ramon de la Fuente, Sekretari meksikan për Marrëdhëniet me Jashtë tha në një konferencë për shtypin të hënën në mëngjes Meksika nuk është dakord me “rivendosjen e politikës ‘Qëndroni në Meksikë’ .
Administrata e re u dha agjentëve të emigracionit dhe mbrojtjes së kufirit më shumë kompetenca si dhe krijoi një grup federal pune që do të punojnë me agjencitë ligjzbatuese në nivel shtetëror në përpjekjet për dëbimin e emigrantëve, transmeton VOA.
Dëbimet masive
Presidenti republikan premtoi vazhdimisht gjatë fushatës dëbime masive, që synonin deportimin e të paktën 11 milionë individëve pa dokumente.
Ekipi i zotit Trump u dha gazetarëve se administrata do t’u sigurojë agjentëve të emigracionit “autoritetin” e nevojshëm për të zbatuar ligjet ekzistuese.Në fushatën e tij, zoti Trump u zotua të eliminojë praktikat e dëbimit të Presidentit Joe Biden, të cilat synonin individë me të dhëna kriminale dhe ata që konsideroheshin si kërcënim për sigurinë kombëtare, duke zëvendësuar ato me politika të zgjeruara që do të përfshinin të gjithë emigrantët pa dokumente.
Stephen Yale-Loehr, profesore në pension e ligjeve të emigradicionit në Shkollën Juridike Cornell, i tha Zërit të Amerikës përmes e-mailit se përpjekjet dhe bastisjet për dëbime masive mund të marrin vëmendje më të madhe, por dëbimet nuk do të jenë menjeherë të mëdha.
Administrata e re njoftoi po ashtu fundin e praktikave të lirimit të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil, e njohur edhe si praktika “kap dhe liro”.
Presidenti Trump po i jep fund po ashtu programit të tërefugjatëve. Gjatë administratës së tij të parë, ai reduktoi gradualisht numrin vjetor e personave që morën statusin e refugjatit në një nivel rekord prej 15 mijë në vitin 2021.
Aktivistët për mbrojtjen e refugjatëve thanë në atë kohë se ulja e numrit të refugjatëve shënon largimin e Shteteve të Bashkuara nga roli që e ka pasur për shumë kohë në vendosjen globale të refugjatëve në vende të sigurta.
“Edhe një pauzë e shkurtër në program mund të ketë një ndikim shkatërres mbi të zhvendosurit nga dhuna, persekutimi, familjet e ndara nga oqeanet dhe kontinentet dhe komunitetet tona që përqafojnë frympën e mikpritjes së përjetshme në kombin tonë të madh”, shkroi ai.
Fundi i azilit dhe aplikacionit ‘CBP One’
Menjëherë pas inaugurimit të Presidentit Trump, Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare tha në një njoftim në faqen e saj se agjencia nuk do ta përdorë më aplikacionin ‘CBP One’, që kishte lehtësuar hyrjen ligjore të afro 1 milion njerëzve në Shtetet e Bashkuara.
“Kam vëllezërit në Shtetet e Bashkuara. Doja të shkoja atje, sepse vendi im është i rrezikshëm. Mendoj se SHBA është vendi i vetëm që nga ofron siguri. Gjithashtu dua të jem me familjen time dhe t’u sigurojë të ardhme më të mirë fëmijëve të mi”, thotë Denila Alabarado, emigrante nga Hondurasi, të cilës i është anuluar takimi që kishte caktuar në aplikacionin ‘CBP One’.Megjithatë, lirimi me kusht i dhënë përmes aplikacionin ‘CBP One’ nuk garantonte status të përhershëm ligjor, por u mundësonte individëve të qëndronin përkohësisht dhe në disa raste, të aplikonin për leje pune gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre për azil.
Njoftimi nga aplikacioni ‘CBP One’ konfirmon gjithashtu se të gjitha takimet ekzistuese në të janë anuluar.
Kjo e drejtë garantohet nga amendamenti 14 i kushtetutës amerikane. Veprimet e administratës së re po përballen me sfida të mëdha ligjore pas këtij veprimi.
“Jemi gati ta bëjmë përsëri, që nga dita e parë e administratës së dytë Trumë. Ne do të mbrojmë të drejtat e emigrantëve për një proces të rregullt, përballë dëbimeve masive”, thuhej në email.
Donald Trump u betua të hënën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke shënuar një rikthim politik. Po ashtu edhe zëvëndëspresidenti amerikan, JD Vance është betuar dje në Kapitol Hill.