Konfiskohen 25 kilogramë drogë, arrestohen katër persona
Lajme
Lexohet për: 2 min.
drogaa
5 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se i ka konfiskuar të martën rreth 25 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë në operacionin policor të koduar “Starti”.

Sipas policisë, “Starti” ka filluar me trajtimin e informatave, mbledhjen e dëshmive dhe se sot janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 27 paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshë  25 kg 200 gr., një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro. Dyshohet se lënda narkotike kishte qëllim tregun vendor.  Policia ka arrestuar: B.M., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), L.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar), M.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe F.H., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar)”, thuhet nw njoftim.

Po ashtu sipas policisë të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe  ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Më tej, policia bëri të ditur se të dyshuarit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025