Kroacia merr aeroplanin e shtatë Rafale nga 12 gjithsej
Bota
Lexohet për: 2 min.
Kroacia merr aeroplanin e shtatë Rafale nga 12 gjithsej
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Avioni i shtatë luftarak Rafale ka mbërritur sot në Kroaci dhe deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm do të arrijë edhe pjesa tjetër nga gjithsej 12.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, theksoi se deri në prill të vitit të ardhshëm, çdo muaj do të arrijë një avion.

“Në fund të prillit 2025, ne do të kemi të 12 avionët Rafale në Kroaci, një skuadrilje të plotë”, tha ai.

Ai theksoi se investimet më të mëdha në ushtrinë kroate filluan me blerjen e avionëve luftarakë dhe vazhdojnë me sistemet ajrore pa pilot Bayraktar, tanket Leopard 2 A8 dhe sistemi i fuqishëm raketor HIMARS.

Pajisja dhe modernizimi i ushtrisë kroate, i cili kryhet nga Qeveria e Kroacisë dhe Ministria e Mbrojtjes, forcon aftësitë e ushtrisë kroate, si dhe sigurinë kombëtare të Kroacisë, theksoi ai.

"Me një ushtri kroate të pajisur, të fortë dhe moderne, ne do të frenojmë të gjithë ata që, në kushtet e situatës së trazuar të sigurisë në botë dhe Evropë, do të synojnë të kërcënojnë integritetin territorial kroat," tha Anushiq.

Komandanti i Forcave Ajrore Kroate, gjeneralmajor Michael Krizhanec, theksoi se integrimi i avionëve Rafale po vazhdon sipas planit dinamik dhe “tregon qartë vendosmërinë dhe gatishmërinë për t’u përballur me të gjitha sfidat e ardhshme”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024