Gjermania shqyrton blerjen e 600 raketave Taurus
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius propozoi blerjen e 600 raketave të avancuara me rreze të gjatë veprimi Taurus për të forcuar fuqinë ushtarake të vendit, raporton sot Der Spiegel.

Sipas raportit, Pistorius paraqiti planin në komisionin e buxhetit të parlamentit, duke përshkruar avantazhet strategjike të blerjes së sistemit të ri raketor. Kostoja e vlerësuar e projektit ishte 2.1 miliardë euro.

Plani përballet me disa pengesa për shkak të kufizimeve buxhetore, shkruan Der Spiegel, duke shtuar se ministria ka kërkuar 350 milionë euro fillestare për të nisur projektin vitin e ardhshëm. Nëse miratohet, dërgesat e para mund të fillojnë që në vitin 2029.

Forcat e armatosura gjermane Bundeswehr aktualisht mbajnë një flotë prej rreth 600 raketash më të vjetra Taurus, të cilat po i nënshtrohen modernizimit të gjerë. Sistemi i raketave Taurus është i njohur për rrezen e gjatë dhe saktësinë e tij, i aftë të lëshohet nga avionë të ndryshëm luftarakë, duke përfshirë ata Tornado, Eurofighter Typhoon dhe Gripen.

Me një rreze që tejkalon 500 kilometra, raketat Taurus janë të njohura për suksesin në shënjestrimin e duhur të objekteve, përfshirë urat, ose objektivat e forta dhe të groposura thellë, siç janë bunkerët e komandës. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024