Irani në OKB: Kemi të drejtën t'i përgjigjemi agresionit të Izraelit
Bota
Lexohet për: 2 min.
Irani në OKB: Kemi të drejtën t'i përgjigjemi agresionit të Izraelit
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Irani rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur "agresionit kriminal" të Izraelit, tha ministri i Jashtëm Abbas Araqchi në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, në të cilën ai kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme iraniane sot.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmi ndaj Iranit ishte "i saktë dhe i fuqishëm" dhe "i arriti të gjitha objektivat e tij". Ai shtoi se Izraeli është në një luftë ekzistenciale kundër "boshtit të së keqes" të udhëhequr nga Irani dhe vuri në dukje se armiqtë e Izraelit duhet të paguajnë një "çmim shumë të lartë".

Netanyahu iu drejtua drejtpërdrejt popullit iranian: "Lufta jonë nuk është e drejtuar kundër jush, por kundër regjimit tiranik që ju shtyp dhe kërcënon të gjithë rajonin".

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant informoi homologun e tij amerikan Lloyd Austin për sulmin izraelit ndaj Iranit, të cilin ai e përshkroi në një deklaratë për shtyp si "të suksesshëm". Në një deklaratë, zyra e Gallant tha se të dy folën për sulme "precize" mbi "objektet e prodhimit të raketave, raketat tokë-ajër dhe aftësitë ajrore iraniane".

Ministri izraelit falënderoi Austin për "mbështetjen e palëkundur" të SHBA për mbrojtjen e Izraelit kundër "agresionit iranian".

Ata gjithashtu "diskutuan mundësitë strategjike që janë shfaqur si rezultat i arritjeve operacionale, si në zonat veriore ashtu edhe ato jugore", thuhet në deklaratë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024