Çfarë ndodhi me testikujt në mozaikun e famshëm të Milano-s
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Çfarë ndodhi me testikujt në mozaikun e famshëm të Milano-s
fdssdf
01/06/2026 - 16:39
Linku u kopjua

Restaurimi i mozaikut të famshëm në Milano, “Demi i ngritur” në Galleria Vittorio Emanuele II, është bërë objekt i talljeve gjatë punimeve duket se është humbur një detaj i njohur i tij – testikujt e demit.

Mozaiku i shekullit XIX, i dëmtuar nga kalimi i vazhdueshëm i turistëve që kryejnë ritualin e rrotullimit mbi thembrën e djathtë për fat të mirë, është riparuar së fundmi. Por pas restaurimit, shumë vizitorë vunë re se detaji më i diskutuar nuk ishte më i dukshëm.

Sipas traditës, rrotullimi mbi dem sjell fat dhe kthim në Milano. Ky ritual është bërë aq i njohur sa ka nxitur edhe kritika për dëmtimin e mozaikut.

Restaurimi, që kushtoi rreth 30,000 euro, ka sjellë reagime të shumta në rrjet, me komente ironike dhe akuza për “censurë”, sipas The Guardian.

Autoritetet thonë se ndërhyrja ishte e nevojshme për ruajtjen e veprës historike, e cila dëmtohet nga fluksi i madh i turistëve.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje edhe raste të tjera në Itali, si statuja e Zhulietës në Verona, e cila është dëmtuar disa herë nga turistët që e prekin për fat në dashuri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026